Transmetuar më 24-01-2020, 09:14
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Barrikada” ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar për vrasje në Francë.

Policia e Tiranës, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, në Rrugën e Barrikadave, në një banesë të marrë me qira, arrestoi pasditen e kësaj të enjteje, një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Bëhet fjalë T. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, më 23 tetor 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”, prej të cilit maksimumi i dënimit "Burgim i përjetshëm”.

I riu dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një person dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj të arrestuarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al