Transmetuar më 24-01-2020, 09:29

Bashkëshortja e Kryeministrit në arrati! Policia e mbretërisë së vogël afrikane të Lesotho, ka shpallur në kërkim Maesaiah Thabane, bashkëshorten e kreut të qeverisë.

Bashkë me të është zhdukur edhe Relebohile Moyeye, zëdhënës i Kryeministrit.

Sipas policisë, Moyeye, ka ndihmuar zonjën e parë që të fshihet dhe është strehuar pranë një vendi pranë Afrikës së Jugut, të arratisur me një makinë të qeverisë.

Skandali ka vendosur në vështirësi Kryeministrin Thomas Thabane, edhe pse ai ka refuzuar të merret në pyetje nga policia.

Tashmë opozita po kërkon dorëheqjen e tij. Kryeministri u martua me Maesaiah në vitin 2017, pak pasi gruaja e tij e parë Lipolelo, u vra me armë zjarri.

Vrasja ndodhi në qershor 2017, dy ditë para marrjes së mandatit të dytë nga Thabane, shkruan noa.al.

Para vrasjes së gruas, Kryeministri ishte në proces divorci, ndërkohë që paralelisht kishte nisur lidhjen me Maesaiah, madje ato të dyja ishin përplasur me njëra tjetrën. Hetimet lidhur me ngjarjen provuan se autorja e krimit ishte Maesaiah, duke e shpallur në kërkim në këto ditë janari. /a.y/noa.al