Transmetuar më 24-01-2020, 09:40
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur me makinë në Durrës, gjatë së enjtes.

Si të dyshuar për ngjarjen policia bëri arrestimin e L. V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Ai dyshohet se në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al