VIDEO/ Tërmeti në Turqi, merr flakë tarraca e një pallati
Transmetuar më 24-01-2020, 21:09

Si pasojë e tërmetit me mangitudë 6.8 në Turqinë lindore, ka marrë flakë tarraca e një pallati.

Dyshohet se është shkaktuar nga një shpërthim elektrik, por nuk dihet nëse ka dëme në njerëz.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje ku po punojnë për fikjen e zjarrit.

Deri tani, janë raportuar 4 viktima në disa zona të Turqisë dhe 84 të plagosur që janë dërguar në urgjencë.

Lëkundjet e fuqishme shkatërruan 5 banesa dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për të kërkuar njerëzit që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Sizmiologët kanë deklaruar se një tërmet i këtyre përmasave ishte i pritshëm, ndërkohë që lëkundja më e fortë në Turqi ishte në vitin 1999.

Ka patur edhe reagim nga Presidenca turke që thotë se po e ndjek nga afër situatën dhe po bën të pamundurën për sigurinë e banorëve/a.m/noa.al

Loading...
Loading...