Mbi 50 paslëkundje/ Pas tërmetit të fuqishëm, vijon aktiviteti sizmik në Turqi (Harta + magnituda)
Transmetuar më 25-01-2020, 12:14

Mbrëmjen e kaluar, Turqia u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter.

Pas goditjes së parë me thellësinë 6.75 km që shkaktoi dëme të mëdha në banesa duke marrë jetë njerëzish, vijon aktiviteti sizmik në Turqi.

Harta e EMSC tregon se ka patur mbi 50 paslëundje që kanë arritur deri në magnitudën 4.5 të shkallës Rihter.

Deri tani janë raportuar 22 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Flitet për së paku 30 persona nën rrënoja për të cilët vijojnë operacionet e shpëtim kërkimit që prej mbrëmjes së kaluar.

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig, epiqendra e tërmetit.

Temperaturat në këtë zonë shkojnë deri në -7 gradë celsius, ku forcat e kërkimit vijuan gërmimet, dhe shumë banorë qëndrojnë jashtë pasi janë të frikësuar të kthehen në banesa./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...