Transmetuar më 25-01-2020, 13:37

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një grua, e cila dëgjohet duke qarë për fëmijët e saj.

Sapo doli, ajo i kërkonte autoriteteve që të shpëtonin fëmijët duke i treguar se ku ishin bllokuar.

E tronditur nga lëkundjet e fuqishme, nëna me lot në sy thotë: "Fëmijët e mi janë atje në shkallë, nën derën e çelikut, shpëtojini ata."

Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 me epiqendër në Elazig, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxituar të japin ndihmën e parë për personat që kanë mbetur nën rrënoja.

Deri tani janë raportuar 22 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Flitet për së paku 30 persona nën rrënoja për të cilët vijojnë operacionet e shpëtim kërkimit që prej mbrëmjes së kaluar.

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig, epiqendra e tërmetit.

Temperaturat në këtë zonë shkojnë deri në -7 gradë celsius, ku forcat e kërkimit vijuan gërmimet, dhe shumë banorë qëndrojnë jashtë pasi janë të frikësuar të kthehen në banesa./a.m/noa.al/