Transmetuar më 25-01-2020, 19:43

Tërmeti shkaterrues me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter që goditi mbrëmjen e djeshme rajonin lindor të Turqisë ka lënë pas deri tani 29 viktima.

Pra raportohet se deri tani ka shkuar në 29 numri i personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit tragjik, janë shpëtuar 43 persona, ndëra ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë nën gërmadha.

Sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 17 njerëz u vranë dhe 654 njerëz u plagosën në Elazığ, provinca e goditur më rëndë.

Katër njerëz u vranë dhe 226 njerëz u plagosën në provincën fqinje të Malatya me dëmin kryesor që po ndodh në rrethin Doğanyol.

Dhjetëra të tjerë u plagosën gjithashtu në provincat jugore dhe juglindore të Adıyaman, Kahramanmaraş, Dijarbakir, Şanlıurfa dhe Batman.

Mediat turke raportojnë se mbi 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe dhjetra persona.

Ndërkohë numri i të plagosurve ka kaluar mbi 1030 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim./b.l/noa.al/