Transmetuar më 26-01-2020, 08:14

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me drager në të gjitha rrugët e Tiranës gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës për të parandaluar drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Kontrollet me dragera kanë nisur prej orës 22.00 të mbrëmjes që lamë pas dhe deri në orët e para të mëngjesit.

Nga 256 teste alkooli të bëra deri në orën 02.50, u konstatuan:

-11 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit të cilëve ju pezullua leja e drejtimit dhe do dalin në komision, të cilët rrezikojnë pezullimin e patentës nga 6 deri ne 12 muaj.

-4 drejtues mjetesh u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionte nga 0.50 mg/l deri në 1.03 mg/l

Ndërsa 241 drejtues mjetesh rezultuan nga 0.00 mg/l deri ne 0.19 mg/l, brenda limitit të lejuar.

“Stop drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Alkooli mpin trurin dhe je i destinuar për të bërë aksident. Alkooli vret jetën njësoj si dhe shpejtësia. Përdorni mjetet e transportit publik në rast se konsumoni alkool. Siguria e jetës primare”, thotë policia. /a.y/noa.al