Shkon në 39 numri i viktimave nga tërmeti, ngjarjet më tronditëse: Dy vëllezërve të vegjël u futën në të njëjtën arkivol
Transmetuar më 26-01-2020, 21:42

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmetin 6.8 në rrethin Sivrice të Elazig, shkoi në 39 vetë deri tani.

Gjithashtu një i plagosur nuk është në gjendje kritike.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mundi t’i mbante dot lotët  kur po tregonte rastet e ceremonive mortore të të vdekurve nga tërmeti.

"Dy gjëra nuk më hiqen nga mendja. Funerali i një vullnetari, ana tjetër, funerali i 2 vëllezërve të vegjël që u futën në të njëjtën arkivol. Nuk mund t’i harroj", është shprehur ai.

Ai gjithashtu tregoi rastin e një babai që lutej për foshnjën e tij të ngelur në rrënoja.

"Dëshpërim. Nën rrënojat, fjalët e babait që thanë:’Kushdo që të jesh, shpëto foshnjën time 2 muajshe", u shpreh ministri turk.

Personat që u nxorën të gjallë janë 45 pas tërmetit të mbëmjes të së premtes në Turqi. Sakaq, 13 nga 104 personat e plagosur në trajtim janë në kujdes intensiv.

Përpjekjet vazhdojnë për të gjetur të mbijetuarit nga tërmeti i fuqishëm në Lindjen e Turqisë duke sfiduar edhe temperaturat nën 0 gradë celsius në Elazig.

Sipas raportimeve të fundit janë shkatërruar 72 ndërtesa, 514 janë dëmtuar rëndë dhe 409 kanë dëmtime të vogla dhe mesatare. /NOA.al

Loading...
Loading...