Transmetuar më 26-01-2020, 23:13

Një mesazh në Twitter i datës 13 nëntor 2012 po bëhet viral në rrjet, pas raportimeve se u parashikua vdekja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, pas rrëzimit të helikopterit në Kaliforni.

"Kobe do të përfundojë i vdekur në një përplasje të helikopterit", qe shprehur në Twitter njeriu me pseudonimin "Noso", tetë vite më parë.

Pas tij fshihet emri Kendrick Lamar, i cili është edhe një këngëtar "Hip-Hop/Rap".

Ai numëron disa këngë si "Sherane a.k.A Master Splinter’s Daughter", dhe  "Bitch, Don’t Kill My Vibe", "Backseat Freestyle",  "The Art of Peer Pressure" etj.

Reagimet e tifozëve ishin të ashpra, shumica e tyre duke i thënë që të fshijë mesazhin.

"F *ck. Më vjen keq," u përgjigj përdoruesi.

Ylli i NBA vdiq sot në një përplasje me helikopter në Calabasas, Californi.

Kobe po udhëtonte me të paktën tre persona të tjerë në helikopterin e tij privat kur u rrëzua, thuhet në raport.

Nga përplasja e helikopterit në kodrat afër Calabasas u konfirmua gjithashtu edhe vdekja e vajzës së legjendës. Bryant vdiq në moshën 41-vjeç./NOA.al