Transmetuar më 27-01-2020, 12:21

Në aksidentin tragjik ku humbi jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant ishin edhe tetë persona të tjerë.

Ata janë identifikuar si Gianna Bryant, John Altobelli, Keri Altobelli, Alyssa Altobelli, Christina Mauser, Payton Chester, Sarah Chester, dhe piloti Ara Zobayan.

Ata ishin në bordin e helikopterit "Sikorsky S76" kur diçka nuk shkoi siç duhet dhe u përplasën rreth orës 10 të mëngjesit sipas kohës lokale, të dielën.

Po shkonin për në lojën e basketbollit kur ndodhi aksidenti. Gianna Bryant, një prej viktimave është vajza 13-vjeçare e Kobe, e cila njihej edhe si "Gigi".

Pjesë e ngjarjes tragjike ishin dhe tre anëtarë të një familje, të cilët nuk dihet çfarë lidhje kishin me Kobe. John Altobell ishte trajner bejsbolli në Kolegjin "Orange Coast" dhe së bashku me të ishin gruaja Keri dhe vajza Alyssa.

Helikopteri u rrotullua disa herë në ajër, para se të rrëzohej rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit. Thuhet se aksidenti u shkaktua se ishte në një nivel shumë të ulët dhe kushtet e motit nuk ishin në favor. Rreth 40 minuta pas nisjes, helikopteri u gjet përballë një kodre me lartësi rreth 500 metra dhe piloti u mundua të ngrihej në lartësi por nuk ia doli.

Legjenda e basketbollit, Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës.

Ai zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16, në ndeshjen kundër Utah Jazz. Byrant shkëlqeu me ekipin e tij tij Lakers. Për dy dekada ai u bë një ndër basketbollistët më të mirë në botë. /a.m/noa.al

Video/ Rrëzimi i helikopterit ku humbi jetën legjenda e basketbollit, Kobe Bryant

Sporti botëror në zi, shuhet legjenda Kobe Bryant