Transmetuar më 27-01-2020, 14:17

Një gazetare e "Washington Post" është pezulluar nga puna pasi postoi një histori përdhunimi të basketbollistit Kobe Bryant vetëm pak orë pas përplasjes së helikopterit.

Ajo është Felicia Sonmez, e cila mbulonte sektorin e politikës në gazetë.

Gazetarja publikoi në Twitter një link me historinë që kishte vite që përflitej, i cili mbante titullin, "Provat nga ADN, historia eviktimës dhe gjysma e rrëfimit."

Postimi i saj mori qindra komente, ku nuk munguan kërcënimet për vdekje.

"Për 10 mijë njerëz që më kanë komentuar dhe më kanë dërguar email me kërcënime për vdekje, merrni pak kohë dhe lexoni historinë që është shkruajtur tre vite më parë dhe jo nga unë", shkruajti Felicia në një postim të ri.

Kobe Bryant ndërroi jetë mëngjesin e së dielës në një aksident ajror pasi helikopteri u rrëzua.

Aty vdiq edhe vajza e ish-basketbollistit, Gianna Bryant ishte pjesë e nëntë personave në bord.

Legjenda e basketbollit, Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës.

Ai zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16, në ndeshjen kundër Utah Jazz. Të gjithë prisnin nga Kobe që të kishte një paraqitje të mirë, për moshën që e kishte nuk priteshin shumë pikë. Por Bryant gjithsesi arriti të surprizonte të gjithë edhe një herë të fundit.

Bryant shkëlqeu me ekipin e tij tij Lakers. Për dy dekada ai u bë një ndër basketbollistët më të mirë në botë./a.m/noa.al