Transmetuar më 27-01-2020, 16:13

Çmimet "Grammy" në Los Anxhelos morën vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e kaluar. Emrat e njohur kaluan në tapetin e kuq ku prezantuan veshjet e tyre, që nuk kaluan pa u vënë re.

Që nga qëndrimet politike deri tek ngjyrat e neonit, këtë vit kishte paraqitje tepër të pazakonta.

Një ndër to ishte edhe kryefjala Billie Eilish, 18-vjeçarja që rrëmbeu pesë trofe në kategoritë kryesore.

Atë e kishte pushtuar ngjyra jeshile që tek flokët deri tek ngjyra e thonjve dhe toni i grimit.

Shikoni të gjitha fotografitë në galerinë e mësipërme./a.m/noa.al