Transmetuar më 27-01-2020, 20:30

Portierit të Trepçës ’89 Arben Beqiri, i cili vuan nga kanceri në stomak, i duhej ndihmë financiare për të përballuar kurimin e tij.

Edhe pse rasti ka sensibilizuar mbarë hapësirën e futbollit në Kosovë dhe pavarësisht mbështetjes morale të madhe që klubet, futbollistët etj, klubet e futbollit të Kosovës (Superliga dhe Liga e Parë) grumbulluan shumë pak donacione për të ndihmuar Beqirin.

Në Asamblenë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, u dorëzuan 16 zarfe nga 16 klube për 31-vjeçarin.

Sipas “Insport” shuma totale e dorëzuar nga këto klube ishte vetëm 1600 Euro.

Një shifër e tillë duket më shumë simbolike, sesa ndihmë konkrete për rastin në fjalë.

Portierit i mbetet të gjejë një tjetër zgjidhje, për të përballuar kurimin, mbi sëmundjen e vështirë.

/NOA.al