Transmetuar më 29-01-2020, 13:26

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter, në bordin e së cilës ishin 9 persona, përfshirë vajzën e tij Gianna.

Mbrëmjen e së martës, u identifikuan trupat e 4 nga 9 personave dhe mes tyre ishte edhe trupi i 41-vjeçarit Bryant.

Në një konferencë u zbuluan disa hetime të reja që tregojnë se përplasja e helikopterit me kodrën ndodhi për shkak se nuk kishte pajisjet e duhura për të njoftuar pilotin se përpara kishte një pengesë.

Sipas ligjeve në SHBA, këto pajisje nuk janë të detyruara të jenë të përfshira në trupin e helikopterit.

Komunikimi i fundit me kullën është bërë në lartësinë 700 metra përpara se të përplasej me kodrën.

Viktimat janë identifikuar si Kobe Bryant, Gianna Bryant, John Altobelli, Keri Altobelli, Alyssa Altobelli, Christina Mauser, Payton Chester, Sarah Chester, dhe piloti Ara Zobayan./a.m/noa.al