Shqiptari vritet me plumb në kokë në Mal të Zi/ Emri
Transmetuar më 29-01-2020, 19:43
Foto ilustruese

Një shqiptar është vrarë me plumb në kokë në rrethana të paqarta në Mal të Zi. Bëhet fjalë për Etmond Gjinkolaj, i cili u gjet i larë në gjak i pajetë.

Krimi i rëndë u shënua në fshatin Miles të Tuzit gjatë së shtunës, ku si të dyshuar për ngjarjen policia arrestoi malazezin Paljoka Juncaj.

I dyshuari u prangos bashkë me armën me të cilën mendohet se ka kryer krimin, ndërkohë që rrethanat nuk bëhen me dije.

Nga ana tjetër mësohet se Gjinkolaj kishte hyrë në Mal të Zi më 4 janar, ndërsa qëndronte në Tuz bashkë me tre shqiptarë të tjerë.

I dyshuari ishte personi i cili iu kishte siguruar banesën ku jetonin.

Ai doli para gjykatës së Podgoricës dtën e sotme, ku u vendos si masë sigurie arrest me burg për 30 ditë. Motivet e krimit nuk dihen ende, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al