Transmetuar më 29-01-2020, 21:54

Këtë vit festivali i madh i Eurovizionit do të mbahet në Holandë.

Pesë vendet që do të futen automatikisht në finale janë Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, si vendet me kontributin më të madh financiar të Unionit Europian të Transmetuesve që prodhon Eurovizionin.

Në finale shkon edhe Holanda, si fituese e vitit të kaluar.

Për vendet e tjera, është hedhur edhe shorti që vendos se kur do të performojnë këngëtarët e shteteve të tjera pjesëmarrëse. Shqipëria, e përfaqësuar nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, sipas shortit do të performojë në pjesën e dytë, të gjysmëfinales së dytë.

Festivali i radhës në Eurovizion do të mbahet këtë maj në Roterdam të Holandës.

Renditja e plotë/  Nata e parë gjysmëfinale:

Gjysma e parë:

Maqedonia e Veriut

Bjellorusia

Lituania

Suedia

Sllovenia

Australia

Irlanda

Rusia

Gjysma e dytë:

Norvegjia

Qipro

Kroacia

Azerbajxhani

Malta

Izraeli

Ukraina

Rumania

Belgjika

Nata e dytë gjysmëfinale

Gjysma e parë

Austria

Moldavia

Polonia

San Marino

Serbia

Islanda

Republika Çeke

Greqia

Estonia

Gjysma e dytë:

Danimarka

Bullgaria

Zvicra

Finlanda

Armenia

Letonia

Gjeorgjia

Portugalia

Shqipëria

/NOA.al