Transmetuar më 31-01-2020, 19:12

Kevin Prince Boateng vendosi të largohet papritur nga skuadra e Fiorentinës.

Ai shënoi një  gol në debutim kundër Napolit, por pritet të largohet nga klubi vjollcë drejt Turqisë.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Sassuolos po në Serinë A ka vendosur t’i bashkohet ekipit të Beshiktash në Turqi, në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Mediat italiane raportojnë se është arritur marrëveshja mes dy klubeve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Boateng do të largohet pas gjashtë muajsh nga Fiorentina.

Ai shënoi me vjollcët një gol në 15 ndeshje. Ganezi, i ditëlindjes 1987, ka veshur më herët fanellën e ekipeve të Hertha Berlin, Totenhem, Borusia Dortmund, Portsmouth, Milan, Schalke 04, Las Palmas, Eintracht Frankfurt, Sassuolo, Barcellona dhe së fundmi të Fiorentinës.

/NOA.al