Transmetuar më 02-02-2020, 00:52

Gadishulli i Ballkanit në fillimin e muajit Shkurt do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore shumë të ngrohta me origjinë nga kontinenti Afrikan të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës duke sjellë rritje të temperaturave mbi mesatare.

Ditën e Diel moti do të jetë më vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intesitet të ulët (pika shiu) ne zonën veriperëndimore dhe pjesërisht në atë qendrore. Era do të vijojë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 7m/sek.

E Diel 02 Shkurt 2020

Moti do të mbetet i vranët dhe rreshje të pakta në zonën veriperënidmore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  5/15°C

Zonat e ulëta  8/18°C

Zonat bregdetare 10/19°C

Në ditët në vijim, të hënën 3 shkurt moti pritet të jetë me diell dhe temperatura deri 20 gradë Celsius.

Të martën 4 shkurt priten shira por jo ulje temperaturash.

Kurse të mërkurën 5 shkurt rikthehet moti me diell për 5 ditë rresht, por do të ulen ndjeshëm temperaturat. Më e ulëta pritet -1 dhe më e larta 13 gradë Celsius. /noa.al/