Dopietë e Ronaldo-s, në ndeshjen e 50-të me Juven
Transmetuar më 02-02-2020, 15:44

Juventus pas humbjes me Napolin një javë më parë, është rikthyer te fitorja, ditën e sotme. Bardhezinjtë kanë likuiduar Fiorentinën në ndeshjen e javës së 22-të të Seria A, me rezultatin 3-0.

Mjaftoi një dopietë e Ronaldos dhe goli i De Ligt. Gjatë 45 minutëshit të parë Fiorentina ka pasur disa raste të pastra në portën e Juventusit, por pa arritur dot të shënojë.

Juve arriti të gjejë rrjetën në minutën e 40-të, me një penallti të shënuar nga Ronaldo. Edhe goli i dytë ka ardhur me të njëjtën mënyrë, në minutat e mbetura të pjesës së dytë.

Holandezi De Ligt ka menduar të trefishojë rezultatin pas një krosi të Dibalas dhe goditjes së saktë më me kokë në portën kundërshtare.

Fitorja e mban në vendin e parë ekipin e drejtuar nga Sarri, gjashtë pikë më shumë se Inter.

Zikaltërit luajnë në mbrëmje kundër Udinezes.

Kjo ishte e 50-ta ndeshje e Ronaldos në Seria A. Ai ka arritur të shënojë 40 gola dhe 10 asiste, që do të thotë se ka kontribuar në një gol për çdo ndeshje. Gjithashtu, një rekord historik për Juventusin, që pas këtij triumfi është skuadra e parë, që arrin shifrën e 1600 fitoreve në historinë e Serie A.

Serie A/ Java e 22-të (Sot)

Juventus-Fiorentina 3-0

Golat: Ronaldo(11-m) 40’, 80’, De Ligt 90+1’