Transmetuar më 02-02-2020, 19:13

Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident i paprecedentë.

Deputetët e Partisë Radikale Serbe kanë debatuar ashpër me ministrat dhe në fund ka nxjerrë një palë brekë, duke thënë se ato janë për ministren, Zorana Mihajloviç.

Deputeti Milorad Mirçi është shprehur se brekët rozë janë dhuratë për ministren e Infrastrukturës, pasi sipas tij, ajo preferon t’i shpenzojë paratë e shtetit për gjëra personale.

Deputeti gjatë fjalimit nxjerr një palë brekë rozë dhe tenton t’ia japë ministres së Infrastrukturës.

Ai i futi brekët në një zarf dhe tha se ministrja mund ta marrë "dhuratën" kur të dojë, ndërsa çuditërisht ajo u ngrit dhe e mori zarfin, por u pa e tensionuar më tej.

Madje deputeti pa lëvizur u pa t’ia jepte vetë në dorë ministres "dhuratën". Nga ana tjetër ministrja mohoi akzuat e deputetit dhe tha se skena ishte dhunë e turpshme, madje ajo u pa të griste edhe disa letra në sallë. /NOA.al