Transmetuar më 04-02-2020, 22:31

Koreja e Veriut mbetet vend i panjohur për perëndimin.

Kjo për faktin se është një vend i zoluar, i ngjashëm me Shqipërinë komuniste.

Nën drejtimin e Kim Jun-un, Koreja e Veriut, megjithëse konsiderohet vend i varfër, ka edhe krenarinë e saj.

Qytetet dhe njerëzit, përmes imazheve të fundit që ka sjellë fotografi Karl De Keyzer, tregojnë një anë tjetër të medajljes.

Edhe pse jeta në fshat duket e vështirë, qytetet janë zhvilluar përmes planeve urbane, nxënësit dhe qytetarët shihen të disiplinuar, si dhe aty zhvillohen aktivitetet kulturore, si baleti dhe piktura.

Pak dihet për jetën e mbyllur në Republikën Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, që udhëhiqet prej dekadash nga Partia Komuniste. /NOA.al