Transmetuar më 06-02-2020, 09:00

I ftohti do të vijojë sërish edhe gjatë ditës së nesërme, ku është parashikuar si dita më e ftohtë e javës.

Vendi ynë do të karakterizohet nga vranësira në pjesën e parë të ditës me reshje të pakta dëbore në zonat malore. Nga mesdita do të kemi një përmirësim gradual në këto zona.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të jenë të ulëta ku do të luhaten nga vlerat -9°C në 8°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 6 ballë./b.l/noa.al/