Transmetuar më 07-02-2020, 12:27

Muzika shqiptare u trondit fort këtë të premte, ku këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ajo gjeti vdekjen në moshën 86-vjeçare pas një lëngimi të gjatë.

Mësohet se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj, sa i takon funeralit.

Ajo iu ka kërkuar familjarëve që ta përcjellin në banesën e fundit me një ceremoni private dhe pa praninë e mediave.

Po ashtu ajo ka kërkuar që ta varroshin në fshatin e lindjes në Pagarushë të Malishevës. /a.y/noa.al

Ndahet nga jeta këngëtarja Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqipe

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës, Meta: Artiste që bëri histori në momente të vështira