Ribashkohen aktorët e “Friends”, secili do marrë 2 milionë USD
Transmetuar më 08-02-2020, 02:20

Gjashtë miqtë më të famshëm në botë, protagonistë të serialit “Friends” duket se janë në hapat e fundit të finalizimit të një marrëveshjeje, sipas të cilës do të ribashkohen për një spektakël 1-orësh, në emisionin e Ellen DeGeneres.

Për këtë paraqitje të tyre, Jennifer Anniston, Lisa Kudrow, Courtney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry, raportohet se do të fitojnë shifra marramendëse, mes 2,25 deri në 2,5 milionë dollarë secili.

Mediat amerikane madje shkruajnë se të gjashtë aktorët kanë refuzuar ofertat fillestare për të fituar nga 1 milion dollarë. Me rritjen e vlerës, tani duket se janë drejt firmosjes së kontratës.

Emisioni special do të ketë intervista për të folur për të kaluarën e gjashtë aktorëve në një prej serialeve më të famshëm të të gjitha kohërave, i transmetuar nga viti 1994 deri në vitin 2004.

Nëse realizohet, kjo do të jetë hera e parë pas 16 vitesh që 6 aktorët do të dalin bashkë në një intervistë televizive, edhe pse në rrjetet sociale ata janë shfaqur disa herë bashkë. Të enjten, Matthew Perry u bë i fundit prje tyre që hapi një llogari në Instagram. Në tetor, Jennifer Aniston bllokoi Instagramin për pak minuta, pasi postoi një foto me 5 aktorët e tjerë të serialit, e para për të në rrjetin social.

Loading...