Transmetuar më 08-02-2020, 12:51

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Energjisë Dan Brouillette, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me Sekretarin Brouillete në Washington, diskutuam mbi planet e së ardhmes për zhvillimin energjitik në vend, mbi mbështetjen që Departamenti i Energjisë do të jap në vazhdimësi për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e mbi të gjitha diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë përmes zhvillimit ekonomik, investimeve amerikane në fushën e gazit të lëngshëm dhe hidrokarbureve, por dhe më gjerë”, thotë Balluku.

Ajo shton se vlerëson mbështjetjen e jashtëzakoshme që sekretari Brouillete po ofron në një moment vendimtar për sektorin energjitik në vend.

Ministrja Balluku, e vuri në dijeni Sekretarin Brouillete për angazhimin e qeverisë për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente sipas saj dhe konkurrencës së drejtë.

Ajo e garantoi Sekretarin Brouillete se investitorët amerikanë do të gjejnë në Shqipëri mbështetjen e qeverisë për të bërë biznes në kushte optimale. /a.y/noa.al