Transmetuar më 08-02-2020, 15:53

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Bylisit është shoqëruar me tensione në fushë. Shkak është bërë një penallti për Skënderbeun.

Klubi i Bylisit ka kërkuar që të ndërpritet ndeshja, por pas disa minutash ka rifilluar.

Në minutën e 68-të, një situatë delikate në zonën mallakastriote konsiderohet penallti nga kryesori Shahini. Nga pika e bardhë kthen në gol kapiteni Dita.

Por kjo penallti ka tërbuar Bylisin, me presidentin Kapllanaj që ka ftuar ekipin të dalë nga fusha, ndërsa më pas trajneri Dovedan ka debatuar me Pollozhanin ndërsa pjesa më e madhe e lojtarëve të Bylisit ka ndjekur urdhrin e Kapllanajt.

Vetëm tre lojtarë kanë mbrojtur zonën bashkë me portierin Hidi, duke larguar një gol të sigurt në këto minuta amullie totale.

Edhe trajneri Daja është tejet i nxehur dhe shpërthen ndaj sjelles së kolegut të tij, teksa situata është qetësuar pas disa minutash dhe takimi ka rifilluar./b.l/noa.al/