Është infektuar apo jo? Dalin rezultatet për pacienten e dyshuar me koronavirus në Kosovë
Transmetuar më 09-02-2020, 09:39

Një paciente nga Kosova që dyshohej se ishte infektuar me koronavirus ka rezultuar se nuk është e prekur nga ky virus.

Pas analizave, rezultati ka dalë negativ dhe lajmin e ka bërë të ditur mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Sipas mjekëve, pacientja, identiteti i të cilës nuk dihet është shtetase e huaj dhe punon në Kosovë.

Ajo u shfaq në spital pasi kishte kollë dhe donte të kontrollohej.

Pacientja mendonte se mund të ishte infektuar pasi kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku mësoi se disa persona dyshoheshin të ishin prekur nga koronavirusi./a.m/noa.al

Loading...