Transmetuar më 09-02-2020, 18:11

Klodiana Shala tashmë është tërhequr nga bota e sportit. Megjithatë atletika mbetet pasioni i jetës për të, por shton se telashet e ushtrimit të këtij pasioni nuk kanë të mbaruar në vendin tonë.

Në një intervistë televizive, Klodiana shprehu hapur pakënaqësitë dhe disavantazhet e të qenit sportiste në Shqipëri.

Ajo tregoi se ka patur shumë oferta për t’u larguar, por ndjenja patriotike ka bërë që të qëndrojë ende këtu.

Sa i përket shpërnguljes në Amerikë, atje ku jeton familja e saj, Klodiana tregoi se do të shkonte vetëm nëse do të gjente dikë që do i mundësonte jetesën, pa qenë nevoja të punonte ajo vetë.

Klodiana Shala, një ndër atletet më të mira shqiptare në dekadat e fundit, ka marrë pjesë në garën e 400 metrave në Olimpiadat e viteve 2000, 2004 dhe 2008.

Në Olimpiadën Londër 2012, atletja kuqezi u tërhoq nga gara në momentet e fundit për shkak të një dëmtimi.

/NOA.al