Transmetuar më 09-02-2020, 21:00

Derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit nisi me një surprizë dhe ajo i përket rreshtimit që ka zgjedhur trajneri zikaltër, Antonio Konte.

Conte  ka preferuar që të mos rrezikojë me emrat e rinj dhe ka hedhur në fushë Sançez përkrah Lukakut, duke lënë në stol Eriksen.

Jashtë kanë mbetur edhe Moses e Sensi, ndërsa janë aktivizuar Kandreva dhe Barela. Gjithashtu, konfirmohet mungesa e Handanoviç në portë.

Nga ana e Milan, nuk mund të mungonte Ibrahimoviç si titullar.

Përkrah tij nga minuat e parë do të luajë "i ringjalluri" Rebiç.

Inter (3-5-2): Padeli; Godin, De Vraj, Shkrinjar; Kandreva, Vesino, Brozoviç, Barela, Jang Sançez, Lukaku.

Milan (4-4-2): Donaruma; Konti, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Kastijeho, Kesi, Benaser, Çalhanollu; Ibrahimoviç, Rebiç.

/NOA.al