Transmetuar më 09-02-2020, 21:40

Ish-futbollisti i Apolonisë, Kastriot Tajari e ka kaluar ndryshe këtë të dielë, madje ai ka dhuruar edhe spektakël për të pranishmit.

I gjendur këtë fundjavë në Pogradec, ish-futbollisti fierak, i cili kishte udhëtuar nga Fieri për të sfiduar temperaturat e ulta të shkurtit të këtij viti, duke përfituar edhe ngaqë sot ishte ditë me diell, është larë në liqenin e Pogradecit.

Ky gjest, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së gazetarëve lokalë të Pogradecit, teksa ishin duke bërë kronikën e radhës për turistët e shtuar të fundjavës, por u ndeshën papritur me një "turist të veçantë".

Ai pohoi përpara kamerave se është larë në ujrat e Liqenit të Pogradecit edhe më herët, kur temperaturat kanë qenë -16 gradë celcius.

“Vij rregullisht në Dimër në Pogradec. Vij e lahem për hobi. Ndërsa fundjavave shkoj shpesh në Vlorë dhe lahem".

"Më pelqen edhe syri I Kaltër. Kam një mesazh për të rinjtë. Të merren me aktivitet sportiv. Të gjithë qytetarëve ua sugjeroj Pogradecin”, tha Kastriot Tajari.

/NOA.al