Transmetuar më 10-02-2020, 09:01

Një avion civil i kompanisë ajrore ruse UTair u detyrua që të kryejë një ulje emergjente në aeroportin e Usink, në republikën ruse të Komi.

Teksa avioni ndodhej në fazë uljeje emergjente, bishti i tij, u përplas me pistën, mëngjesin e së dielës.

Siç raportuan mediat vendase shkak për aksidentin u bë një defekt në avionin ‘Boeing’,

në bordin e të cilit udhëtonin 94 persona, mes tyre gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit.

Pas uljes emergjente në pistën me dëborë, u shkaktua panik i madh mes pasagjerëve, por fatmirësisht pa të dëmtuar. /a.y/noa.al