Transmetuar më 10-02-2020, 13:42

Ther ish-vjehrrën dhe e lë kokën e saj në lavaman. 38-vjeçarja amerikane Rachael Hilyard, nga Wichita, në shtetin e Kansas, akuzohet për vrasjen e ish-vjehrrës së saj Micki Davis, 63 vjeçe, me thikë kuzhine.

Më pas ajo i preu kokën gruas dhe e la mbi lavaman. Krimi tronditës është shënuar në vitin 2017, por gjatë së enjtes që lamë pas, u mbajt seana gjyqësore ndaj Rachel.

Hetimet zbuluan se 63-vjeçarja kishte shkuar në shtëpinë e ish-nuses, për të marrë gjërat e fundit që kishin mbetur nga i biri, pas ndarjes së tyre.

Micki kishte marë me vete edhe nipin 9 vjeç. Dy gratë nisën që të ziheshin, kështu që djali doli jashtë për të kërkuar ndihmë, por sherri degradoi aq sa 38-vjeçarja e vrau gruan.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes e gjeti trupin e 63-vjeçares në shkallët e shtëpisë, ndërsa kokën e saj në lavaman, shkruan noa.al

Gjatë marrjes në pyetje gruaja pranoi se humbi toruan, ndërsa më tej lidhur me prerjen e kokës dhe vendosjen e saj në lavaman, tha se donte që ta çlironte nga shpirtrat e këqinj. Vendimi lidhur me gruan, pritet të jepet më 27 mars. /a.y/noa.al