Transmetuar më 11-02-2020, 07:53

Përdor një fëmijë si karrem, për të futur në kurth burrin pedofil. 61-vjeçari Mark Sorenson, u shpall fajtor për dy raste përdhunimi,  javën e lënë pas.

Gjithçka pasi e shoqja, Stacy Sorenson, e filmoi fshehurazi, teksa abuzonte seksualisht me një fëmijë në Norton Shores, të Michigan, SHBA.

Në proces e pandehur u mor edhe gruaja, e cila kishte përdorur një djalë 12 vjeç si karrem për burrin, duke bërë të mundur që të ndodhte abuzimi. Gruaja pa gjithçka nga kamerat e instaluara në banesë kundër vjedhjes.

Sistemi e sinjalizoi për lëvizjet në dhomën e gjumit, ku pa gjothçka dhe pamjet i dorëzoi në polici. Gruaja deklaroi fillimisht se ishte përballur me të shoqin por se ai kishte mohuar çdo akuzë. Më tej ajo mudnësoi taimin e të miturit me të shoqin, duke filmuar gjithçka.

Teksa burri u arrestua, bashkë me të nën akuzë u vu edhe gruaja, e cila mundësoi takimin me të miturin në muajin prill 2019, ndonëse u justifikua se po siguronte prova.

Mark rrezikon dënimin me burg përjetë në seancën kur pritet vendimi më 4 mars, ndërsa gruaja e tij një dënim më të lehtë. /a.y/noa.al