Transmetuar më 11-02-2020, 11:04

Kryeministri Edi Rama pas takimit që pati paraditen e sotme me kreun e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, lajmëroi se shumë shpejtë do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive në Shkodër.

Rama tha se u zhvillua një komunikim i hapur dhe intensiv për të çuar përpara marrëdhënien mes dy vendeve.

“Kemi rënë dakord për përgatitjen e mbledhjeve të dy qeverive që do të mbahet në Shkodër në fund të muajit mars sepse e fundit ishte në Pejë. Temë e diskutimitishte edhe Minishengeni Ballkanik, proces i cili duhet çuar përpara. S’ka makroshegen shqiptar pa minishengen Ballkanik. Kemi diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe do vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e lirive themelore në rajonin tonë. Bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve. Nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të njerëzve dhe më pas dhe të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve nuk e kemi kryer detyrën ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë. Është themelore të heqim kufirin mes dy shteteve”, u shpreh Rama.

Ai tha se Shqipëria e mbështet Kosovën plotësisht, për të çuar përpara procesin për njohjen e plotë të saj.

Rama deklaroi se as Serbia dhe as vendet e tjera nuk thonë dot “se po bëjmë Shqipërinë e madhe”.

Albin Kurti, e nisi nga Shqipëria vizitën e parë të tij si Kryeministër. /a.y/noa.al

Kurti: Dekada e re me fillim të fuqishëm. Si përgjigjet për minishengenin ballkanik