Transmetuar më 11-02-2020, 13:58

“Ndoshta mami nuk donte të më bënte keq!” Me këto fjalë djali i saj tentoi që të mbronte nënën e tij, e cila më tej e vrau me grushte.

Vogëlushi AJ Freund, u gjet i vdekur në një gropë të cekët, në Crystal Lake, të Illinois, SHBA, pasi u vra nga e ëma në prill të vitit 2019.

Nga ekspertiza e kryer në trupin e vogëlushit, rezultoi se ai ishte dhunuar dhe torturuar për muaj me radhë, para se te vritej.

Katër muaj para vdekjes së tij, ai ishte dërguar në spital, me shenja të dukshme dhune, por vogëlushi u mundua që të justifikonte nënën, duke thënë se ndoshta e ëma nuk donte që ta lëndonte kaq shumë.

Nëna dhe babai i vogëlushit, JoAnn Cunningham dhe Andrew Freund, akuzohen se kanë vrarë djalin, vetëm sepse kishte bërë mbathjet pis, shkruan noa.al.

Ndërsa nëna dyshohet se i mori jetën të voglit, i shoqi dyshohet se e ka ndihmuar për të fshehur trupin në pyll.

Fillimisht çifti denoncoi zhdukjen e djalit, por kur eshtrat u gjetën nëntorin e kaluar, prindërit u arrestuan. Gjatë marrjes në pyetje, JoAnn rrëfeu gjithçka, duke bërë që bashkë me të shoqn të rrezikojnë nga 20 deri në 60 vite burg. Detaje nga krimi i rëndë u zbuluan në seancën e javës së kaluar. /a.y/noa.al