Transmetuar më 11-02-2020, 14:58

Torturon një vajzë të vogël duke i shkaktuar dëmtime të tmerrshme. 32-vjeçari Stephen Foster, nga Millbrook, në Angli, pranoi se i shkaktoi dëmtime të rënda fizike një vajze të vogël, duke i thyer këmbët dhe duart.

Sipas mjekëve, dëmet e shkaktuara ndaj vogëlushes janë të krahasueshme me një aksident rrugor.

32-vjeçari i shtrëngoi aq fort duar dhe këmbët, deri sa ia theu, ngjarje e ndodhur në shtator 2017.

Zbulimi i rëndë u bë nga nëna, e cila u shqetësua pasi e bija nuk pushonte së qari, duke lajmëruar ndihmën e shpejtë.

Mjekët i koptuan menjëherë dëmtimet, duke bërë denoncim. Fillimisht u dyshua për nënën, por më pas dyshumet ranë mbi të dashurin e saj Foster. Kështu në seancën e të premtes që lamë pas, ai u dënua me 6 vite burg. /a.y/noa.al