Transmetuar më 11-02-2020, 21:35

Tirana 100 vjet kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj organizoi me këtë rast në Pallatin e Brigadave pritjen, ku ishin të pranishëm personalitete të politikës, artit, sportit, si dhe pjesë e trupit diplomatik.

Binte në sy prania e ish-presidentit Alfred Moisiu, por mungonte Bamir Topi, i cili është "tironas".

Po ashtu ishte i pranishëm edhe Princi Leka Zogu II, por mungonin përfaqësues të opozitës jashtë Kuvendit.

Ndër fotot më pikante ishte momenti kur Veliaj i rregullonte jakën ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ra rënë në sy, siç e tregojnë edhe pamjet,  rrudhja e buzëve nga Veliaj, në dy raste, dhe qeshja disi ironike e tij, kur Rama mbajti fjalimin me këtë rast.

Prej kohësh ka një ftohje mes tyre, por nuk dihet arsyeja.

/NOA.al