Transmetuar më 12-02-2020, 00:01

Ditën e mërkurë në vend, paqëndrueshmëria e përkohëshme e motit do të vijojë.

Deri në orët e mesditës, në veri e lokalisht në qendër do të mbiotërojnë vranësirat e reshjet e shiut në intensitet të ulët.

Prej orëve të mesditës e më tej, do të mbiotërojnë kthjellimet me vranësira të lehta.

Kjo situatë, do të shoqërohet me erë juglindje-veriperëndim, e cila përgjatë vijës bregdetare do të marrë forcë hera herës, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore 3ºC deri në 12ºC zonat e ulëta 6ºC deri në 19ºC zonat bregdetare 9ºC deri në 19ºC