Transmetuar më 12-02-2020, 07:58

Vret partneren e tij dhe vajzën e saj, pasi gruaja donte që ta linte dhe më pas në gjendje shoku tenton vetëvrasjen.

Russell Steele vrau të dashurën e tij Giselle Marimon-Herrera, 37 vjeçe me origjinë kolumbiane dhe vajzën e saj Allison 15 vjeç, pasi nuk pranonte fundin e lidhjes mes tyre.

Jo vetëm kaq, por ai vrau edhe qenin e shtëpisë që mbanin nënë e bijë. Krimi tronditës u shënua në banesën e ture në Newry, në kontenë e Armargh, të Irlandës.

Sreele fillimisht mbyti të dashurën, ndërsa më tej abuzoi seksualisht me vajzën e saj 15 vjeç, para se ta vriste në të njëjtën mënyrë. Më tej vrau edhe qenin dhe tentoi që ti jepte fund jetës.

Ngjarja rëndë u shënua në 7 mars 2019, ndërkohë që detajet u zbuluan në seancën e 6 shkurtit ndaj tij, shkruan noa.al.

Motra e viktimës tha në gjykatë se Giselle po mendonte që të ndahej nga i dashuri dhe kjo gjë shkaktoi mërzinë e tij. /a.y/noa.al