Aty ku ndotja nuk ekziston! Njihuni me ishujt përrallorë
Transmetuar më 13-02-2020, 09:26

Pamjet që sjellim në galeri zbulojnë fragmente magjepëse nga arqipelagu i San Blas, një vend përrallor i cili nuk është shumë i njohur, por që mbi të gjitha në të ndotja nuk ekziston.

Ishujt San Blas ndodhen në brigjet e Panamasë, ku toka ka krijuar një kthesë përrallore në detin e Karaibeve.

Arqipelagu numëron 365 ishuj të banuar nga populli i Kuna, indigjen “mbrojtës të tokës së Zotit”, të cilët ende ditët e sotme jetojnë në harmoni me natyrën. Banorët pëlqejnë të thonë se në ishull mund të jetohet çdo ditë të vitit, edhe pse realisht zonat e banuara nuk shkojnë më shumë se 50 banorë.

Kuna, janë një popullatë e cila ka luftuar gjithmonë për lirinë, qysh nga koha e pushtimit spanjoll. Këta banorë janë shumë mikpritës por në të njëjtën kohë shumë xheloz për hapësirën e tyre dhe nuk duan që të shqetësohen. Kështu që për të hyrë në territorin e tyre, fillimisht duhet kërkuar leje.

Cayo Pelicano, është një prej ishujve më të preferuar, me rërë të bardhë dhe me palma, duke u cilësuar si një parajsë tokësore, shkruan noa.al.

Cayo Soltero është një ishull që fare pak del mbi sipërfaqen e ujit dhe në të ka bimësi të veçantë. Shumë i vogël dhe me fare pak palma që bëjnë hije, Cayo Soltero, spikat për pastërtinë e tij, i cili e bën unik.

Mrekullia e këtyre ishujve qëndron në pastërtinë e ngjyrave dhe transparencën e ujit, ndërkohë që fauna detare është mjaft e pasur. Është një vend ideal për thjeshtësinë dhe bukurinë e vitgjër të natyrës. Ngjyrat duken perfekte, si të ishin pikturuar dhe natyra dhuron një pamje si një vepër e vërtetë arti. /a.y/noa.al