Transmetuar më 13-02-2020, 14:53

Një zakon të cilin e kanë shumë njerëz por që shpesh mund të rezultojë i rrezikshëm.

Lënia e telefonit i cili nuk mban shumë bateri gjithmonë në karikim, edhe kur shkon për të larë, mund të marrë jetën.

Pikërisht ky veprim i kushtoi jetën një vajze 15-vjeçare, e cila gjeti vdekjen në vaskën e banjës, pasi celulari i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi në ujë, duke e zënë korrenti.

Ngjarja e rëndë vjen nga Marseja në Francë dhe u shënua të dielën e lënë pas, më 9 shkurt.

Prej viktimës mësohet vetëm emri Tiffenn, ndërkohë që mediat raportojnë se e mitura gjeti vdekjen pikërisht nga korrenti, si pasojë e kontaktit të karikuesit me ujin.

Vajza u dërgua në spitalin e Timone, ku gjeti vdekjen pak orë më vonë. /a.y/noa.al