Transmetuar më 13-02-2020, 17:06

Një i ri shqiptar akuzohet nga nënë e bijë për përdhunim dhe grabitje të kryer në shtëpinë e tyre.

Denoncimi vjen nga Manoladha e Greqisë dhe policia e arrestoi të dyshuarin që shihni në pamjet që ju sjell noa.al.

Sipas nënë e bijë, emigranti hyri dhunshëm në banesën e tyre dhe pasi lidhi plakën, përdhunoi të bijën, u mori 100 euro dhe u largua.

Dëshmia e tyre bart paradokse pasi pretendojnë për dhunë të egër fizike kurse njëkohësisht thonë se shkuan te fqinja pçr të marrë ca euro që tia jepnin shqiptarit, por harruan të kërkojnë ndihmë ose njoftojnë policinë.

Rrëfehet gruaja që thotë se u përdhunua

"Hyri brenda ai monstra… Unë shkova të marr ca dru për zjarrin, sa po mbyllja derën, por nuk arrita dot. Ai hyri brenda dhe me një shkelm më hodhi te soba. Pastaj më lidhi në një karrige, më mbylli gojën dhe shkoi e mbylli nënën time në banjo. Shkurt, përjetuam momente të frikshme", tha për mediat, gruaja 53 vjeçare që denoncoi se u përdhunua gjatë grabitjes në shtëpi nga emigranti 36 vjeçar shqiptar. Më tej shtoi: "Ai nisi të thyejë gjithçka i dilte para syve. Mua më gjuante me shpulla dhe më shkulte flokët. Në një moment arrita të hap dritaren. Ai e pa dhe u nxeh më keq dhe më hodhi poshtë me gjithë karrige. I thashë se jam e sëmurë, kam bërë operacion. Po ku donte t’ia dinte ai.

Sakaq, nëna e 53 vjeçares tha se i riu shqiptar u fut në shtëpinë ku jetojnë të vetme dhe kërkonte të holla. "Por ne nuk kishim. Vajza gjeti 100 euro dhe ia dha atij. Ai i mori paratë, më pas e përdhunoi dhe u zhduk".

Por ku i gjeti paratë vajza? Gjatë rrëfimit të nënës, kishte diçka që ngjallte dyshim: "Ne nuk kishim lekë në shtëpi. Ime bijë shkoi te komshia dhe i mori 100 euro, erdhi dhe ia dha grabitësit", tha e moshuara, duke mos qartësuar pse kur doli jashtë nuk kërkoi ndihmë ose thërriste policinë. /noa.al/