Transmetuar më 14-02-2020, 20:30

Manchester City është pezulluar nga garat evropiane të vitit 2020/21 dhe 2021/22 pasi u konstatua se kishte kryer “shkelje serioze” me licencimin në Uefa si dhe rregullores së “Fair Play”.

Kampionët në fuqi të Premier League janë gjobitur gjithashtu me 30 milion euro.

Vendimi është subjekt i apelimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Manchester City tha se ka mbetur i "zhgënjyer, por jo i befasuar" nga vendimi "paragjykues" dhe do ta apelojë atë.

Sipas vendimit, City kishte thyer rregullat duke "mbivlerësuar të ardhurat e sponsorizimit në llogaritë e saj dhe në informacionin e njëpasnjëshëm të paraqitur në Uefa midis 2012 dhe 2016", duke shtuar se klubi "dështoi për të bashkëpunuar në hetim ".

City ka mbetur i zhgënjyer totalisht me Uefa-n dhe me gjasa Pep Guardiola do të largohet, pas këtij vendimi, pasi ishte folur më herët për  një mundësi të tillë.

Në Dhjetor 2018, krye hetuesi i Uefa paraprakisht publikoi rezultatin dhe tha se do t’i dorëzohej Manchester City-t, kur të mbyllej hetimi.

"Ta themi thjesht, ky është një rast i iniciuar nga Uefa, i ndjekur penalisht nga Uefa dhe gjykohet nga Uefa. Me këtë proces paragjykues që tani ka përfunduar, klubi do të ndjekë një gjykim të paanshëm sa më shpejt që të jetë e mundur dhe prandaj, në radhë të parë, do të fillojë procedurat me Gjykata e Arbitrazhit  Sportiv në rastin më të shpejtë”, thuhej në deklaratën e City.

Dënimi është i njëjtë me atë të Skënderbeut, por CAS i dha pafajësi ekipit korçar pas një viti. Uefa hapi një tjetër çështje etike dhe e dënoi Skënderbeun me 10 vite pezullim. Ky dënim mbetet ende në fuqi. Dënimi i Skënderbeut lidhet me fiksimin e rezultateve, ndërsa i City me financat e padeklaruara.

City është tërhequr të përballet me Real Madridin në 16-tën e fundit të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që do të luhet në 26 shkurt në Bernabeu.

/NOA.al