Transmetuar më 14-02-2020, 21:37

Zona e nxehtë sizmike në Ballkan nuk po gjen qetësi.

Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka rënë ditën e sotme rreth Kretës në Greqi, duke shkaktuar edhe lëkundje të forta.

Tërmeti është regjistruar rreth katër orë më parë.

Nga tërmeti nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Bosnje Hercegovinë rreth një orë më pas.

Ky tërmet ka qenë i shkallës 3.3, dhe është ndjerë lehtë afër epiqendrës.

Gjatë 5 orëve të fundit në Greqi janë ndjerë rreth 10 lëkundje të lehta.

Pak orë pas tërmetit tragjik që tronditi vendin tonë, më 26 nëntor 2019, u regjistruan tërmete pikërisht në këto dy zona, Kretë dhe Bosnje. Ekspertët i lidhën ato me të njëjtën zonë sizmike. Por fakti që lëkundjet vazhdojnë, edhe në vendet fqinje, por pa pasojë, shihet edhe si pozitiv, pasi kështu shkarkohet edhe  energjia e akumuluar.

/NOA.al