Transmetuar më 15-02-2020, 22:06

Grabitja e sotme në Elbasan u shoqërua me një përleshje mes autorit dhe pronares së argjendarisë e cila madje arriti ta çarmatosë agresorin.

Noa.al zbardh detajet nga ngjarja e sotme pranë drejtorisë së Policisë Elbasan.

Astrit Thaçi, me një kapele në kokë hyri si klient tek argjendaria Diamant, pronë e Antoneta Balla.

Ai kërkoi një unazë dhe teksa Balla i nxirrte unazat për ti provuar, nxori një pistoletë duke e kërcënuar.

Në këtë moment Balla ia rrëmbeu armën duke e futur nën banak. Teksa ndodhte kjo, Thaçi u çorodit dhe në panik rrëmbeu çfarë unazash kishte nxjerrë gruaja mbi banak dhe u zhduk me vrap.

Menjëherë më pas, Antoneta Balla njoftoi policinë. Kjo e fundit njoftoi sonte se e arrestoi në Kombinat, Tiranë, autorin e dyshuar Astrit Thaçi. /noa.al/