Transmetuar më 16-02-2020, 08:59

“Pedofilia nuk vret askënd, aborti po”. Janë këto fjalët shokuese të thëna në televizion nga prifti katolik Richard Bucci, në Rhode Island, SHBA, i cili në kishën e tij, ka ndaluar që të hyjnë gjithë ata që mbështesin divorcin.

Prifti 72-vjeçar i kishës së West Warwick në një intervistë të dhënë javën që po lëmë pas për NBC, e përkufizoi abortin si masakër të fëmijëve të pafajshëm.

“Nuk po flasim për asnjë problem mooral, ku dikush mund të bëjë krahasim mes pedofilisë dhe abortit. Pedofilia nuk vret askënd, ndërsa aborti po”, deklaroi Bucci.

Madje ai shtoi më tej se numri i fëmijëve të rënë pre e pedofilisë janë shumë më të paktë se sa numri i aborteve, ndërsa nënvizoi se gjihsesi kjo nuk do të thotë se abuzimi me të miturit nuk është një krim i tmerrshëm, shkruan noa.al.

Mirëpo fjalët e tij ngjallën polemika të shumta në komunitet. Shumë prej tyre thonë se abuzimet seksuale shkatërrojnë jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre, ndërkohë që shumë të mitur përfundojnë në vetëvrasje. /a.y/noa.al