Transmetuar më 16-02-2020, 10:36

Një grua shqiptare ka gjetur vdekjen mëngjesin e së shtunës, duke u kthyer nga puna për në shtëpi në rrugën Montegrappa në Pieve të Soligo, provincë e Trevizos.

Bëhet fjalë për 52-vjeçaren Diturie Hoxha, e cila punonte si kujdestare tek një e moshuar.

Mëngjesin e 15 shkurtit ajo po kthehej për në banesë me biçikletë, pasi kishte mbaruar turnin e punës.

Gruaja nënë e dy fëmijëve, u përplas nga një furgon i drejtuar nga 44-vjeçari italian D.V., duke bërë që të gjejë vdekjen, si pasojë e hedhjes tutje në asfalt.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u shoqërua në polici, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al