Transmetuar më 16-02-2020, 12:04
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur, pasi ka rënë nga lartësia nga vendi ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të kësaj të diele, në rrugën “O.S.B.E”, në Kamëz.

40-vjeçari R.D., duke punuar në banesën e shtetasit R.M., aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Ai është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al