Transmetuar më 16-02-2020, 12:53

Pas një pune intensive, Forcat Xheniere të mbërritura në Shkodër nga Tirana, arritën që të heqin pakon me eksploziv të vendosur në makinën e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Ekspertët konstatuan se në pakon e mbështjellë me natriban kishte eksploziv të llojit C4, në masën 200 gramë.

Kështu lënda e shkëputur nga mjeti u dërgua në laborator, për t’iu nënshtruar ekspertizës.

Suad Lici, duke folur për mediat paraditen e sotme pasi zbuloi poshtë mjetit të tij një pakos së dyshimtë, mohoi që të ketë konflikte me njeri dhe tha se, sa i takon problemeve me sportin është sqaruar.

Po ashtu Lici kërkon që të jenë organet kompetente ato që të zbardhin ngjarjen.

“Nuk trembem, do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, u shpreh ai.

Eksplozivi u gjet paraditen e sotme poshtë makinës tip “Benz” me targa  AA 311 SH  të 46-vjeçarit, i cili ishte i parkuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, pranë banesës së tij.

Fatmirësisht pakoja me eksploziv nuk ka shpërthyer, ndërkohë që Lici njoftoi policinë. /a.y/noa.al

I vunë tritol poshtë makinës, administratori i Vllaznisë: Nuk trembem

Gjendet një pako me eksploziv poshtë makinës së administratorit të klubit të Vllaznisë